Skuadrat e moshave te Partizanit ne futboll kane arritur tre fitore kete jave ne kampionatet U17, U18 dhe U19.

U19 | Triumf në duelin klasik me Vllazninë

Në fushën sportive ” Reshit Rusi ” në Shkodër, skuadra U19 e Fatjon Muhametit zhvilloi një tjetër duel tradicional ndaj Vllaznisë, duke e mbyllur me fitore bindëse dhe lojë dominuese.

Të kuqtë, që vinin pas barazimit në Elbasan, e nisën sfidën në mënyrën më të mirë. Vendasit mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 8-të, pas daljes me të kuqe të Gerbetit, ndërsa penalltia që pasoi nuk u shfrytëzua nga Abdou, i cili nuk arriti ta kthente në gol.

Megjithatë, presioni i vazhdueshëm i Partizanit u konkretizua në minutën 42’, kur Erald Rrenga zhbllokoi rezultatin pas një aksioni model. Vetëm tre minuta më vonë, Abdou Sarjo realizoi golin e dytë pas një kombinimi të shkëlqyer, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-2.

Në pjesën e dytë, kuqtë administruan me kujdes lojën dhe ritmin, duke ruajtur epërsinë deri në fund. Një fitore e rëndësishme që u jep djemve të Muhametit triumfin e tretë në katër javë dhe një moral të lartë për sfidën e ardhshme në “Arenën e Demave” ndaj Skënderbeut.

Partizani U18, dominim total në Elbasan me fitoren 0-5

Në Elbasan, skuadra U18 e drejtuar nga Aldo Duro vazhdoi formën e shkëlqyer duke fituar me rezultatin e pastër 0-5 ndaj vendasve verdheblu. Të kuqtë zhvilluan një ndeshje të dominuar plotësisht, me Rei Zekaj dhe Ergit Hyka që realizuan nga një dopietë, ndërsa Riseld Hoçja vulosi goleadën.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për U18, që në dy javë kanë shënuar plot 12 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë. Në javën e katërt, Partizani U18 do të udhëtojë drejt Rrogozhinës për t’u përballur me Egnatian.

U17 nuk ndalen, fitorja e katërt radhazi në kampionat

Në fushën e “Reshit Rusi”, 17-vjeçarët e trajnerit Algert Hurdha zbritën në fushë pas tre fitoreve radhazi dhe ia dolën të regjistrojnë edhe të katërtën, në një ndeshje të fortë dhe plot emocione ndaj Vllaznisë.

Pjesa e parë dhuroi gola dhe ritëm, me Fabio Hysenit protagonist absolut që realizoi dopietë në minutat 1’ dhe 34’, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim në barazim 2-2.

Në pjesën e dytë, loja u bë më e luftuar, por Partizani tregoi karakter dhe saktësi: në minutën 72’, Samed Lushaku shënoi golin vendimtar me një goditje dënimi spektakolare  që i dha të kuqve një tjetër fitore me vlerë të madhe.

Edhe pse takimin e mbyllën me 9 lojtarë, pas përjashtimeve të Hysenit dhe Lushakut (nga dy kartonë të verdhë secili), djemtë e Hurdhës mbajtën avantazhin deri në fund, duke marrë duartrokitje për shpirtin luftarak.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për U17, që tashmë përgatitet për përballjen e radhës ndaj Skënderbeut në “Arenën e Demave”

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin