Të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” futbolli shqiptar shënon një faqe të re në historinë më shumë se njëshekullore. Partizani dhe Egnatia përballen në një finale të paprecedentë, që do të vulosë kampionin e këtij sezoni të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat arriten ne finale pas grumbullimit të të njëjtit numër pikësh (63) dhe pas kualifikimit në gjysmëfinale në betejat me Skënderbeun dhe Vllaznisë.

Në kushtet kur të dyja kanë barazuar tri ndeshje dhe kanë fituar nga një të tillë gjatë këtij edicioni, të dielën do të vuloset se cila do të mbajë prestigjin e të qenit skuadra më e fortë e këtij sezoni. Partizani synon të 18-in, ndër Egnatia kërkon të parin në historinë e vet.

Fituesi i finales së të dielës, njëkohësisht kampioni i ri i Kategorisë Superiore, do të kete te ardhura te majme. Partizani aktualisht ka arkëtuar 70 milionë lekë të vjetër për renditjen në vendin e dytë pas 36 javëve. Nëse fiton finalen, FSHF-ja do t’i akordojë edhe 100 milionë të tjera si kampione e Shqipërisë. Në Europë të kuqtë do të synojnë grupet, por në rastin më të keq, pra të eliminimit në turin e parë të Champions League dhe në të dytin e Ligës së Konferencës, UEFA do t’i akordonte 960 mijë euro në total. Të gjitha fitimet e sigurta të të kuqve do të shkonin në 1.13 milionë euro.

Në këtë përllogaritje nuk janë përfshirë të ardhurat e të drejtës televizive, nga biletat e “Final 4” dhe shpërblimi i bashkisë së Tiranës.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin