Ne fundjave, Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj për edicionin 2023-2024.

Skuadra e Ylli Tomorrit ka kompletuar përmbysjen e madhe ndaj Tiranës, duke i mposhtur bardheblutë në finalen e pestë dhe të fundit të zhvilluar në Farkë me rezultatin 3-1 (25-16, 25-20, 15-25, 25-21), për ta fituar serinë 3-2 me ndeshje.

Ky është titulli i 16-të në histori për Partizanin, me “demat” që mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, me tripletë, teksa më parë kishin fituar edhe Ligën Gjergj Kastrioti dhe Kupën e Shqipërisë.

Për të ngritur lart tre trofetë e sezonit, Partizani ka mundur në gjitha rastet Tiranën në finale. Me 4 lojtarë brazilianë në përbërje dhe me një bosht të fortë lojtarësh vendorë, duke nisur nga Osman Qepa, për të vijuar me Raul Sabliqin apo organizatorin Deliu, trajneri Tomorri arriti të formonte një skuadër perfekte.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin