Partizani vijon ecurinë perfekte në këtë edicion të Superligës së volejbollit për meshkuj. Të kuqtë e Ylli Tomorrit mbeten ekipi i vetëm i pamposhtur në kampionat, duke kryesuar renditjen me pikë të plota.

Suksesi më u fundit erdhi dje në derbin kundër Studentit, takim i vlefshëm për javën e dhjetë, i fituar me rezultatin e pastër 3-0 nga “demat”.

Partizani tregoi edhe një herë forcën në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, duke u shfaqur dominues ndaj Studentit. Sfida nisi menjëherë nën diktatin e të kuqve, të cilët krijuan diferencë që në pikët e para, për ta fituar setin e parë 25-14 me pikën e fundit të Qepës. Starti i setit të dytë është i furishëm për Partizanin, që realizon gjashtë pikët e para radhazi, me protagonistë Qepën, brazilianin Coutinho dhe me 2 “ace” nga Deliu. Më tej “demat” e kontrollojnë qetësisht lojën, ndërsa De Souza fikson shifrat 25-15.

Në setin e tretë Studenti e përmirëson ndjeshëm lojën dhe në parket ka shumë rivalitet. Por Partizani tregohet më i qartë në fund, për ta fituar setin 25-23 dhe të gjithë takimin 3-0 në harkun kohor të 77 minutave.

Kështu të kuqtë i forcojnë edhe më shumë pozitat në krye të renditjes, duke shkuar tashmë në kuotën e 30 pikëve. Coutinho me 16 pikë si dhe Sabliqi e Soares me nga 11 secili, ishin lojtarët që shkuan në dopioshifër pikësh për Partizanin në këtë takim.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin