Gjelbrim Taipi ishte protagonisti kryesor i fitores së Partizanit kundër Kukësit në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Futbollisti i “demave” u shpreh se te Partizani ka ardhur për titullin kampion edhe se gjithashtu beson te mbijetesa e verilindorëve, edhe pse duket e vështirë.

“Është ndjesia se kam qenë pjesë e Kukësit për tre vite. E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin dhe e rëndësishmja ishte që arritëm të merrnim fitoren që e kishim përgatitur ndeshjen.

A shpëton Kukësi? Ka futbollistë mjaft cilësorë. Në këto momente duhet të jenë të gjithë së bashku. Dëshira ime është që të shpëtojë skuadra e Kukësit, pasi në këtë skuadër kanë luajtur shumë futbollistë të nivelit të lartë. I duhet Superiores një skuadër si Kukësi, por mjaft e vështirë.

Kemi një skuadër mjaft të mirë. secili ka një kualitet shumë të lartë. Është një organikë shumë e mirë dhe që nga momenti që kam firmosur me Partizanin, objektivi i vetëm ka qenë titulli. Normalisht tani jemi në rrugën e duhur dhe besimi është i madh që të arrijmë ato objektiva.

Unë nuk është se e kam shumë problem. Kur luan me Carën në krahë dhe Skukën, janë dy futbollistë që e ndjekin shumë thellësinë dhe ma bëjnë më të lehtë mua për t’u futur drejt qendrës dhe për t’i kërkuar ata të dy. Por edhe nëse është Mban ë vendin e Skukës, është një plus shumë i madh, sepse dihen cilësitë e tij. Kështu që jam mirë me të gjithë”, tha Taipi për “MCN”.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin