Partizani është një nga skuadrat me më shumë lojtarë në organikë dhe me më shumë alternativa në stol. Të kuqtë mbajnë në pankinë emra të rëndësishëm që në çdo skuadër tjetër të Superiores do të luanin titullarë.

“Transfermarkt” i ka bërë një përafrim vlerave të pankinave të ekipeve të Kategorisë Superiore, pasi dihet që lojtarët titullarë dhe ata të stolit ndryshojnë dhe nuk mund të ketë një shifër ekzakte të kësaj vlere.

Gjithsesi, Partizani është rekordmen në këtë aspekt, pasi vlera maksimale që ka arritur pankina e kuqe është 2.23 milionë euro, në një ndeshje ndaj Dinamos, e fituar 1-3. Në vendin e dytë në këtë renditje është Tirana, teksa podiumi plotësohet me kryesuesit e Egnatias.

Vihet re, që vlera e stolit ka mjaft ngjashmëri edhe me situatën e pikëve për ekipet. Duhet thënë se në një sezon të gjatë, ku dëmtimet dhe pezullimet janë të shumta, pankina është një element tejet i rëndësishëm.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin