Klubi i Partizanit ka bërë sot zyrtar transferimin në radhët e të kuqve të mbrojtësit Bozho Mikuliç (Božo Mikulić). Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, kjo ishte goditja “in- extremis” e të kuqve për të përforcuar prapavijën.
Klubi bëri të qartë se bëhej fjalë për një kontratë prej një viti e gjysmë me të drejtën e zgjatjes së marrëveshjes për një tjetër vit me futbollistin kroat i cili do të luftojë për një vend në formacionin titullar me Sembene, Prekën e Janjevën.

“Mbrojtësi kroat 27 vjeçar ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët. Mikulićc përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Hajduk Split, Slaven Belupo dhe Messinës në Itali”, shkruhej në njoftimin e klubit që bëri zyrtare firmën.






Komentoni!