Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj vijon sfidat e javës së 12-të, javë që shënon edhe startin e fazës së dytë. Në fundjave, në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” u zhvillua ndeshja ndërmjet Elbasanit vendës dhe Partizanit, sfidë që pa kryeqytetasit si triumfues.

Të kuqtë e Erdal Borovës bënë një paraqitje të mirë, duke fituar me rezultatin 66-77 (21-20, 19-22, 14-21, 12-14). Një takim i kontrolluar në pjesën më të madhe të kohës nga 33 herë kampionët e Shqipërisë, të cilët shënuan suksesin e tretë në kampionat. Nga ana tjetër, verdheblutë vijojnë rënien e lirë, duke shënuar një tjetër rezultat negativ. Kjo ishte disfata e tetë radhazi në kampionat për Elbasanin, pas atij starti entuziazmues me tri fitore.

Me 24 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime, amerikani Major ishte lojtari me rendimentin më të lartë në suksesin e të kuqve, ndërsa shkëlqyen gjithashtu edhe kapiteni Gjyzeli me 13 pikë e 14 kërcime si dhe Brown me 21 pikë e 7 kërcime. Për Elbasanin nuk mjaftuan Çela me 20 pikë e 10 kërcime dhe Bruno Skëndaj me 19 pikë. Kujtojmë që java e 12-të u hap të enjten me fitoren e Vllaznisë në Korçë ndaj Skënderbeut me rezultatin 65-105.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin