Partizani nuk ka shkuar më tej se një barazim 1-1 në duelin e luajtur sot në “Loro Boriçi”, ku nuk ka munguar mbështetja e ndezur e tifozëve.

Skuadra e hedhur ne fushe nga trajneri Shehi ne fillim te ndeshjes ka qene: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maget, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, dhe Skuka.

Partizani ka nisur mire ndeshjen. Ne minuten a 13-te ishte Skuka qe shfaqet i vetëm para Qarrit, por portieri bën mrekullinë dhe ndal gjuajtjen e sulmuesit tone.

Disa minuta me vone Skuka tenton përsëri të hyjë në zonë, këtë herë nga e majta. Gjuajtja e tij devijohet mbi traversë.

Ne minuten e 23-te vjen dhe goli i avantazhit. Pas zhvillimit të një goditje këndi, Rrapaj nga e djathta harkon në zonë ku Maget me kokë dërgon sferën në rrjetë.

Ne minuten e 41-te vjen barazimi i vendasve. Pas një harkimi në zonë, ka një kontakt mes Balajt dhe Sotës me sulmuesin i cili bie në tokë. Koçi bën shenjë për penallti dhe më pas VAR-i e konfirmon edhe pse te dy lojtaret po mbajne njeri-tjetrin sic mund te shihet me poshte.

Pjesa e pare mbyllet ne barazim. Vendasit e fillojne me mire te dyten. Atanaskoski ka qene deciziv ne minuten e 61-te kur heq topin nga vija fatale.

Ne minutat e fundit te ndeshjes duket sikur te dyja skuadrat jane te kenaqura me barazimin dhe ka shume pak raste shenimi.

Mbyllet ndeshja keshtu 1-1 dhe te dyja skuadrat marrin nga nje pike.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin