Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka vizituar sot klubin Partizani. Në ambientet e Kompleksit ministrja e Rinisë, Muzhaqi është pritur nga përfaqësues të klubit dhe Akademisë Partizani si dhe nga të rinjtë.

Në takim ka qenë i pranishëm dhe ekipi i femrave të Partizanit. Në fjalën e saj Muzhaqi përgëzoi klubin për investimet e bëra, po ashtu siguroi mbështetjen për të rinjtë, nga ajo dhe nga ana e dikasterit që drejton.

Postimi i klubit Partizani:

Kampionët kanë mirpritur sot Znj.Bora Muzhaqi, Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët.

Shtëpia e kuqe ka patur një vizitor të veçantë ministren Bora Muzhaqi, e cila sot ishte prezente në ambientet e Kompleksit Sportiv Partizani.

Muzhaqi e cila u prit nga përfaqësues të klubit dhe Akademisë Partizani ka takuar nga afër ekipet e Akademisë U-15 dhe U-16 si dhe ekipin e Femrave të Partizanit. Njëkohësisht ajo vizitoj ambjentet e klubit dhe përgëzoj investimin madhor të kryer nga Presidenti Demi i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Muzhaqi siguroi mbështetjen e plotë nga ana dikasterit që ajo drejton në shërbim të të rinjve dhe aktiviteteve sportive.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin