Diten e diel u zhvillua sot në Qendren Kombëtare Sportive Kamëz takimi i gjysëmfinales së Kupës Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Partizanit .
Ashtu siç pritej ky takim prodhoi shumë emocione, ku nuk munguan golat.
Ndersa pjesa e parë u mbyll pa gola , skuadrat u treguan cinike dhe të kujdesshme.
Ndryshe nga pjesa e parë në pjesën e dytë u zhvillua gjithçka gola dhe kartona të kuq .Është skuadra jonë e cila shënoi e para në minutën e 51″ me anë të Oresti Rifës që edhe njëherë gjeti golin në këtë kompeticion.
Nuk zgjati shumë festa e skuadrës sonë e cila u ndëshkua në minutën 56 me anë të Moses.
Minutat e fundit ishin vërtet dramatike pasi skuadra Korçare arriti të shënoi golin e avantazhit në minutën e 84″ me anë të Shurit. Partizani nuk u dorëzua dhe barazoj ndeshjen në minutën e 86″ në 2 me 2 me anë të Tedi Malaj. Ky do ishte rezultati përfundimtarë edhe pas 10 minutave shtesë.
Skuadra jonë arriti të kualifikohet vetë pas 16 penalltive të ekzekutuar nga të dyja skuadrat, ku rezultati final do ishte 6-7 për skuadrën tonë. Tashmë Partizani pret të njihet me kundërshtarin e radhës në finale .






Komentoni!