Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije se dy nga lojtaret qe jane ne dispozicion te trajnerit Shehi, do te vazhdojne kampionatin ne nje tjeter skuader ne forme huazimi.
Christian Mba dhe Marçelino Preka do të huazohen te Teuta për pjesën e mbetur të sezonit. Minutat kanë qenë të pakta për ta teksa kanë kaluar edhe dëmtime të gjata.
Tani janë rikthyer në stërvitje, por për të rigjetur formën e mirë klubi ka menduar t’i huazojë diku ku të kenë hapsirën e nevojshme.
Partizani shpenzoi plot 240 mijë euro për t’i transferuar të dy, ndërsa për Teutën është një lëvizje afatshkurtër por mëse e nevojshme duke parë situatën ku ndodhet ekipi.
Ata marrin një mbrojtës i talentuar për të rregulluar problemet në prapavijë si dhe një sulmues qe ka treguar vlera te mira te të kuqte.






Komentoni!