Partizani luan sot në 17:00 në “Arenën e Demave” ndaj Laçit në ndeshjen e javës së 20-të të Superiores. Në ndeshje e rëndësishme ku të kuqtë vazhdojne te luftojne per titullin dhe kërkojnë që të mos distancohen nga Egnatia që fitoi dje.

Minutat
- 96′ Mbyllet ndeshja me humbje në “Arenën e Demave”
- 95′ Shenojne perseri miqte, 1-2.
- 90′ Ka kater minuta shtese, por do te luhet disa minuta me shume pasi ka nje demtim arbitri.
- 83′ Barazojne kundershtaret pas disa minutash te mira. Raste te humbura pa fund nga te kuqte, qe ndeshkohen disa minuta nga fundi.
- 65’ Mundësi e artë për Rrapajn i cili provon i vetëm në pozicion ballor në hyrje të zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin e Laçit. E pabesueshme si Partizani nuk ka arritur te shnoje nje tjeter gol, ose disa gola.
- 60’ Cara pason për Rrapajn i cili nga e djathta provon vetë dy herë të shënojë, i ndalur nga mbrojtësit dhe më pas Dajsinani.
- 57’ Përsëri vendimtar Dajsinani i cili ndal një gjuajtje të Rrapajt nga distancë e afërt.
- 53’ Dajsinani bën një ndërhyrje të dyfishtë duke grushtuar gjuajtje të njëpasnjëshme drejt portës së tij pas një goditje dënimi që solli panik në zonën kurbinase.
- 46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime
- 45′ Mbyllet pjesa e pare e dominuar nga te kuqte, por miqtejane me fat qe pesojne vetem nje here. Lojtaret tane duhet te ishin me te sakte para portes.
- 41’ Tjetër mundësi për të kuqtë, kur një top i larguar nga Dajko gjuhet nga Murataj, i cili prek pjesën e jashtme të shtyllës në të majtë të Dajsinanit.
- 38’ Pasim interesant në qendër të sulmit për Carën, i cili nuk gjen devijimin e duhur para portës dhe dërgon sferën jashtë.
- 21’ Cara nga e majta ka mundësinë të shënojë, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjen katërkëndorin e Dajsinanit.
- 16’ Edhe pas golit, të kuqtë vazhdojnë të dominojnë mbajtën e topit
- 12’ GOOOOOL! Pas një goditje dënimi të harkuar nga Rrapaj, Mensah me kokë shënon golin e avantazhit.
- 7’ Cara shfaqet para Dajsinanit, por ky i fundit ndal gjuajtjen nga afër të sulmuesit të Partizanit.
- 01′ Fillon ndeshja







Komentoni!