Kupa e Shqipërisë në basketboll për femra ka mbyllur sot edicionit 2024, teksa për trofeun edhe një herë tjetër luftuan Partizani dhe Flamurtari.

Në gjysmëfinalet e zhvilluara në Vlorë, bregdetaret kaluan me sukses Vllazninë, ndërsa të kuqet triumfuan në derbi kundër Tiranës me rezultatin 79-62.

Finalja ka qene nje ndeshje shume e forte, por ne fund eshte mbyllur me nje diference vetem prej nje pike dhe me polemika.

Finalja

Partizani ka filluar me mire ndeshjen dhe ruan nja avantazh prej7-8 pikesh shpesh ne dy periodat e para. Por ne te treten eshte Flamurtari qe kalon ne avantazh dhe vazhdin te kryesoje edhe ne perioden e katert deri ne 8 pike.

Mergjithate vajzat e kuqe shenojne disa kosha rresht dhe marrin perseri avantazhin ne minutat e fundit.

Polemikat fillojne qe kur ka dhe 51 sekonda loje. Partizani ka topin dhe sulmon, por arbitri jep faull kunder Omerbasic te Partizanit, per nje bllokim ndaj Williams. Duket qarte qe Omerbasic nuk e prek fare kundershtaren dhe ajo thjesht rreshqet.

Me pas jane sekondat e fundit dhe Jacobsson humb topin per Partizanin kur kane nje avantazh prej 1 pike dhe jane 9 sekonda ne kronometer. Memushi merr topin per vlonjatet dhe deperton e vetme por humb gjujatjen e saj. Me pas topin ne tabele e kapin disa lojtare, dhe ne fund shkon perseri te Memushi qe gjuan dhe shenon.

Kjo i jep nje pike avantazh dhe fitore Flamurtarit, por dukej se koha kishte arritur ne 0 para se te leshohej topi nga Memushi. Protestojne lojtaret dhe trajnerja e Partizanit si per kronomtrin ashtu edhe per nje faull pas kapjes se topit ne tabele.

Por nuk ka moviole ne fushe dhe artibtrat dhe vezhguesit thjesht thone “nuk kemi cfare bejme”. Partizani humb keshtu me nje pike dhe perseri mes polemikave.

E ndoqet ndeshjen direkt apo keni pare momentet e fundit te takimit?Jepni mendimin tuaj ne komentet me poshte!

Statistikat

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin