Partizani nisi dje paradite përgatitjet për sfidën e së shtunës ndaj Laçit, e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore.

Pas një dite pushim, trajneri Shehi i vendosi të gjithë nën urdhra, duke nisur kështu planin ndaj bardhezinjve, që kanë qenë gjithnjë kundërshtar impenjativ dhe problematik për “demat”. Lajmi i mirë për Shehin në këtë ndeshje është rikthimi Adnard Mehmetit, që shleu ndaj Teutës pezullimin e katër kartonëve. Stafi teknik po shpreson edhe në rikthimin e Albers Kekos, i cili ka pësuar një gërvishtje prej këpucëve dhe nuk mund t’i veshë. As dje sulmuesi nuk ka mundur të stërvitet normalisht me skuadrën, por pritet që ky problem të jetë tejkaluar dhe Keko të jetë gati për kurbinasit. Sakaq, ndryshe ndodh në lidhje me Bintsukën dhe Mbanë, të cilët pritet të mungojnë për një periudhë prej më shumë se dy javësh.

Një tjetër mungesë e rëndësishme është Saliu Sembene. Trajneri Shehi e ka preferuar titullar në të tria ndeshjet e këtij viti, por ndaj Teutës u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë dhe është i pezulluar ndaj kurbinasve.

Sa i përket formacionit, i vetmi zëvendësues për Sembene është Janjeva, i cili pritet ta nisë titullar në qendër. Preka po stërvitet me ekipin në këto ditë të fundit, por duket shumë e vështirë që të jetë gati për sfidën me kurbinasit. Sakaq, me rikthimin e Mehmetit në mesfushë, ka një balotazh mes kosovarit dhe Muratajt. Në sulm nuk priten ndryshime dhe pritet të startojë e njëjta treshe, me Skukën, i gatshëm nga stoli, këtë herë për të luajtur disa minuta më shumë.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin