Në momentin kur një trajner merr në dorëzim një skuadër, gjithnjë kërkon të ndryshojë diçka për të ndërruar kursin e lojës dhe rezultateve. Orges Shehi ia bëri ca ndryshime Partizanit dhe duket se nuk i dolën aspak keq.

HADROJ NË FUNDORE – Duke njohur cilësitë e pukjanit, Shehi kërkoi që me të, të mbulonte volumin e munguar nga një sulmues krahu i mirëfilltë. I ndihmuar edhe nga Taipi, mbrojtësi ishte “karta fituese” e Shehit në këtë betejë. Shënoi një gol të anuluar për pozicion jashtë loje milimetrik dhe fitoi penalltinë vendimtare.

CARA-HADROJ – Shehi krahët i vë gjithnjë në funksion dhe kjo u pa edhe te Tedi Cara. Sulmuesi anësor ishte shpërthyes veçanërisht në të parën, ndikuar pikërisht nga mënyra e daljes në sulm. Një “turbo” për kavajasin ishte edhe afërsia me Rrapajn, duke bërë që me shpejtësinë e veprimeve të tyre, të prishnin vendosjen e durrsakëve.

STABILITET – E kemi parë shumë shpesh në kohët e fundit që Partizani të shënojë i pari dhe më pas të barazohet. Kjo nuk ndodhi me Shehin ndaj Teutës, pasi skuadra tregoi një stabilitet ekipor në mbrojtje. Një ndikim në ruajtjen e balancave e ka edhe fakti që trajneri bëri vetëm dy zëvendësime, njëri i detyruar.

Marre nga Panorama Sport

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin