Tedi Cara është njeriu gol i fitores së parë të Partizanit në vitin 2024 në Kategorinë Superiore. Përveç një loje shpërthyese në krahun e majtë të sulmit, kavajasi mori përsipër edhe penalltinë fituar nga Hadroj dhe tundi rrjetën ndaj Teutës, duke vulosur fitoren.

Sulmuesi i Partizanit tregon për golin, fitoren, vlerësimin për Shehin dhe të ardhmen. 23-vjeçari lë të kuptohet se e kishte pritur prej kohësh një trajner si durrsaku, që vë si duhet në funksion aftësitë e tij.

Jeni ambientuar si duhet me trajnerin Shehi? Çfarë ka ai diçka ndryshe që nuk e keni parë te trajnerët e mëparshëm?

Idetë e trajnerit Shehi u vunë re edhe dje duke parë lojën, sidomos në pjesën e parë. Ekipi i kishte idetë e qarta në mënyrën sesi dilte dhe mbrohej. Një gjë më përshtatet mua me trajnerin Shehi është pozicionimi. E kam parë edhe në ekipet e mëparshme që sulmuesit e krahut ai i vë shumë në funksion gjatë lojës. Në sezonet me Tiranën, Skënderbeun dhe Kukësin, sulmuesit e krahut kanë qenë më të dalluarit nën drejtimin e tij. Me ardhjen e Shehit e kam pasur të qartë se duhet të fokusohem në maksimum, të dëgjoj çdo këshillë të tij, sepse besoj se unë dhe ekipi do të ecim përpara. Jam i sigurt se edhe shokët mendojnë njëjtë si unë.

Ju ndihmon ndopak në lojën tuaj rikthimi i Xhuliano Skukës?

Sigurisht, sepse unë që luaj në një pozicion ku mund të jap pasmin e fundit dhe Skuka e bën mirë punën e finalizimit. Edhe nëse hedh një top në thellësi, ai është i frikshëm përpara, mund të shënojë gol nga momenti në moment dhe gjuan në çdo lloj pozicioni. Në Shqipëri është luks të kesh Skukën në përbërje.

Duke qenë se jemi në periudhë merkatoje, e shihni veten te Partizani pas janarit, apo mund të bëni edhe ndonjë lëvizje?

Dëshira ime është që të dal edhe një herë kampion me Partizanin dhe të kualifikohem në grupet e Ligës së Konferencës. Nëse klubi do të donte të më largonte në merkaton e janarit, në rregull, por dëshira ime është kjo, të paktën deri në verë. Më pas të shohim për ndonjë ekip tjetër jashtë vendit.

Shkruajtur nga Denis Lala per Panorama Sport

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin