Partizani e nis fazën e tretë me futyrë të re në stolin drejtues, ku ndaj Teutës debuton Orges Shehi si trajner i ri i “demave të kuq”.
Ne minuten e 38-te te pjeses se pare ka nje penallti për Partizanin. Hadroj niset me shpëjtësi në të djathtën, Kotobelli bën një ndërhyrje të gabuar ndaj tij në zonë dhe për gjyqtarin Cjapi nuk ka dyshime.
Cara gjuan dhe nuk gabon nga 11 metra, duke kaluar te kuqte ne avantazh. Pjesa e pare mbyllet me avantazhin 1-0 te te kuqve.
Partizani fillon pjesen e dyte duke kontrolluar ndeshjen ne minutat e para. Por me pas eshte Teuta qe tenton me shume. Partizani kerkon golin me topa te gjate dhe Mba ka nje rast te arte. Este aktivizuar edhe Skuka ne kete pjese.
Partizani merr perseri kontrollin e ndeshjes drejt fundit, ndersa Teuta tenton serish ne pese minutat shtese. Por nuk ka me gola.
Partizani e nis keshtu vitin me nje fitore 1-0 ne debutimin zyrtar te Shehit ne pankine.







Komentoni!