Pas fitores se djeshme kunder Fieri Basket, meshkujt e Partizanin kane arritur nje tjeter fitore sot ne Kupen e Shqiperise kunder Elbasanit.
Ket dy ndeshje ishin te vlefshme per paraeliminatoret e Kupes, me fituesin qe pret bileten per ne çerek-finale.
Ndeshja kunder Elbasanit u luajt ne oren 19:00 ne ‘Tomorr Sinani’. Te kuqte e filluan mire takimin duke krijuar nje distance prej 11 pikesh qe ne perioden e pare, e cila u mbyll me avantazhin 17-28.
Edhe perioda e dyte flet per Partizanin qe i shton edhe pese pika avantazhit. Perioda e trete perfundoi me rezultat 19-19 dhe e katerta perseri me avantazh per Partizanin 21-29.
Partizani e fitoi keshtu takimin me rezultatin 74-98 dhe kualifikohet per ne çerek-finale ku do te ndeshen me Besëlidhjen.
Per te kuqte spikati amerikani Rodgerick Brown qe shenoi 31 pike dhe kapi 13 topa ne tabele. Edhe kapiteni Gjyzeli beri nje ndeshje shume te mire me 29 pike dhe 11 topa ne tabele.
Edhe femrat fituan me herë sot ne Kupe me nje rezultat te thelle kunder Elbasanit.







Komentoni!