Që në verën e vitit 2021, kur në drejtimin e ekipit ishte Ilir Daja, Partizani nisi një cikël të ri, ku bazë e ekipit janë disa lojtarë të marrë në atë merkato. Pavarësisht se ai vit ishte i vështirë, më pas Partizani ka ardhur vetëm në ngjitje.

Sezonin e shkuar, dy vite pas “revolucionit”, Partizani u shpall kampion e më pas kërkoi rekordet në Europë, duke regjistruar katër fitore rresht, rekord historik, dhe shkuar deri në “play off”-in e Ligës së Konferencës. Më pas u fitua dhe Superkupa dhe tashmë e shohin vetën në një vit të ri, me një trajner të ri.

Oreksi vjen gjithnjë duke u shtuar dhe në këtë edicion të ri të kuqtë do të kërkojnë të “thyejnë” disa tabu.

Mbrojtja e titullit

E para do të jetë që të fitojë dy herë radhazi titullin kampion. Në këto vite të fundit trofeu ka shëtitur në ekipe të ndryshme, më së shumti në kryeqytet.

Partizani u shpall kampion vitin e kaluar dhe eshte ende ne gare per te fituar titullin kete sezon. Pas nje fillimi te mire te sezonit, rezultatet e javeve te fundit e shikojne Partizanin ne vendin e dyte.

Faza e grupeve

Përveç kësaj, objektivi tjetër madhor do të jetë kalimi në grupet e një kompeticioni europian.

Të kuqtë këmbëngulën në verë për këtë sukses, por nuk ia dolën në dy duele tejet të ethshme ndaj kazakëve të Astanës.

Kupa e Shqiperise

Përveç kësaj, Shehi dhe “demat” e tij do të kërkojnë edhe Kupën e Shqipërisë, një trofe, të cilin nuk e njohin prej 20 vitesh, që nga viti 2004. Para janë tre “tabu”, që nëse “thyhen” do të kurorëzonin një tjetër vit të artë për kampionët në fuqi.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin