Xhuliano Skuka është përforcimi më i rëndësishëm i Partizanit sa i përket merkatos së janarit, teksa kthehet në huazim nga Metz për pjesën e mbetur të sezonit.

Sulmuesi vjen pas një viti përsëri në klubin kryeqytetas, me shpresën që të bëhet protagonist po ashtu siç ishte kur u largua nga kjo skuadër.

Akordi është arritur dje mes klubeve dhe sot, lojtari ka udhëtuar drejt Turqisë për t’iu bashkuar në Antalia pjesës tjetër të ekipit që po kryen një minifazë përgatitore para rifillimit të kampionatit.

Në pamjet e publikuara nga klubi shihet sulmuesi i cili takohet fillimisht me trajnerin Shehi, me një shtrëngim duarsh e shkëmbim batutash. Më pas, sigurisht edhe përqafimet me shokët e skuadrës, shumë prej të cilëve janë të pandryshuar që nga periudha kur ai i dha lamtumirën ekipit në janarin e vitit të kaluar.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy