Klubi i Partizanit ka konkretizuar në ditët e fundit dy lëvizjet e rëndësishme që ka bërë sa i përket mesfushës dhe sulmit.

Afrimi i Xhuliano Skukës kompleton repartin e avancuar të kampionëve në fuqi, ndërsa në mesfushë atyre iu është bashkuar futbollisti Redon Ismaili.

Mesfushori 21-vjeçar shihet si një lojtar me shumë perspektivë dhe pas arritjes së akordit mes palëve, klubi e ka zyrtarizuar sot marrëveshjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin. Mesfushori 21 vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ismaili, pjesëtar i përfaqësueses U-21 të Kosovës i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë”, shkruhej në postimin e të kuqve.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin