Viti 2023 është viti i Partizanit sa i përket ekipeve të Kategorisë Superiore. Të kuqtë përjetuan suksesin e titullit kampion, thyen rekorde sa i përket kalimit të tureve në Europë dhe në fund u kurorëzuan si kampionë të Shqipërisë.

Që pas rënies së komunizmit të kuqtë kanë pasur periudha të vështira dhe sukseset nuk kanë qenë të shumta, por duket se në këtë dekadë të fundit, me ardhjen e presidentit Gazment Demi në krye, historia po rikthehet në vend dhe klubi po koleksionon trofe të njëpasnjëshëm.

Vetëm në pesë vitet e fundit të kuqtë kanë arritur të fitojnë dy tituj kampion dhe dy Superkupa të Shqipërisë. Përveç sukseseve në fushë, 2023-shi ishte brilant edhe sa i përket financave.

Vetëm në Europë të kuqtë grumbulluan plot 1.41 milionë euro nga UEFA. Kësaj shifre i shtohen edhe plot 2.15 milionë euro nga shitjet. Xhuliano Skuka u shit për 1.4 milionë euro para një viti te Metzi dhe po në të njëjtën periudhë edhe Eneo Bitri la të kuqtë për 150 mijë euro të dhëna nga Banik Ostrava. Në verë të kuqtë shitën edhe Masanga Matondon te Hatajspori në Turqi për plot 600 mijë euro, duke i çuar në 3.56 milionë euro fitimet totale të Partizanit në harkun e një viti.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin