Para pak ditësh Partizani zbuloi axhendën që do të ndiqet në minifazën përgatitore në Turqi, ku përveç betejës me Volendamin, ishte parashikuar edhe një miqësore me Neftçi Baku.
Dje beteja me azerët është anuluar dhe kundërshtari i radhës për të kuqtë do të jetë me rumunët e Universitata Kluzh.
Kjo miqësore do të luhet në Antalia më datë 9 janar në 15:00 me orën shqiptare. Pas kësaj sfide, ekipi kthehet në Tiranë për të finalizuar përgatitjet për ndeshjen e parë të pjesës së dytë të sezonit.






Komentoni!