Mesfushori vlonjat, Arinaldo Rrapaj realizoi golin e dytë në triumfin 1-3 që Partizani arriti në “Elbasan Arena” ndaj Dinamos. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, 22-vjeçari ndër të tjera u shpreh:

“Partizani e ka pasur gjithmonë frymën e grupit. Sot e nisëm pak keq, ndikon lodhja në ndeshjet njëherë në 3-4 ditë. E rëndësishme është që e morëm veten në pjesën e dytë dhe shënuam 3 gola. Besimin e kam te vetja, sepse dhe goditjen e kam të mirë. Në goditjet e fundit kisha goditur shtyllën, ndërsa sot shyqyr e godita, por shkoi gol.  

Unë mendoj se mund të përshtatem në disa pozicione në fushë, ku mund të ketë nevojë trajneri. Mund të jap më shumë te roli mbrapa sulmuesit, ose mesfushor qendre”, deklaroi Rrapaj. 

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy