Conference League / Partizani – Astana 1-1

Partizani kërkon sot ndaj Astanës përmbysjen historike, për të siguruar një vend në fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekiç, duhet të përmbysë humbjen 1-0 të sfidës së parë në Kazakistan, për të arritur objektivin historik për të kuqtë.

Trajneri ka bërë ndryshime në krahasim me ndeshjen e parë, duke kthyer Atanaskoskin në rreshtim pasi i mbaroi pezullimi, por edhe duke ulur Taipin në stol, bashkë me Grezdën. Në stol është edhe Mba, pasi vendin në vijën e sulmit nga minuta e parë e merr Bintsuka.

Minutat

  • 96′ Mbyllet ndeshja me rezultatin 1-1. Eleminohet Partizani.
  • 61’ Mundësi e artë për Partizanin për të shënuar, edhe një herë me Bintsuka i cili gjuan nga pak hapa larg portës, por gjen përgjigjen e portierit të miqve.
  • 59′ 🔃 (PAR) Del Sabit Bilalli dhe futet ne fushe Xhelbrim Taipi
  • 54’ Rrapaj rrëzohet në zonë pas në kontakti, gjyqtari bën shenjë që ka rivënie fundore, mes protestave për penallti të të kuqve.
  • 46′ ⚽ (AST) Shenojne menjehere miqte. 1-1. Shikoni golin.
  • 46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.
  • 45′ Mbyllet pjesa e pare me avantazhin 1-0. Loje e mire e Partizanit me disa raste per te shenuar me shume.
  • 34’ Rrapaj nis një duel shpejtësie në kundërsulm drejt portës kundërshtare, por Amanoviç i heq topin në fund me një ndërhyrje të shpejtë.
  • 32′ 🟨 (PAR) David Atanaskoski
  • 26′ ⚽ (PAR) GOOOOOL Bintsuka, i cili gjuan me kokë saktësiht pas një goditje këndi. Shiko videon e golit.
  • 20’ Goditje e fortë e Rrapajt nga e djathta, topi devijohet dhe shkon jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtë të Çondriç.
  • 14’ Gafë e pabesueshme e mbrojtjes qe i dhurojnë topin Tomasov i cili gjuan i qetë para Qirkos. Shtylla kthen gjuajtjen e sulmuesit të miqve.
  • 07’ Predhë e Atanaskoskit nga e majta, portieri i miqve shmang golin me grushtimin e tij.
  • 01′ Fillon ndeshja. Partizanit i duhet vetem fitorja.

Formacionet

Komentoni!