Mbrojtësi Altin Bytyçi firmos me Partizanin

Partizani ka arritur marrëveshjen me Altin Bytyçin. Mbrojtësi i bashkohet kampionëve të Shqipërisë pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi.

22 vjeçari nga Suhareka ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë. Bytyçi do ti bashkohet menjëherë ekipit në seancën e radhës.

Bytyçi ka qenë pjesë e ekipeve si Besa, Laçi dhe Kukësi.

Komentoni!