
Partizani luan sot ndaj Valmieras ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Konferencës, duke qenë një hap larg play-off të turneut. Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, të kuqtë kanë mundësinë që të administrojnë një avantazh të tillë.
Minutat
- 90’+6′ Mbyllet ndeshja me rezultatin 1-0. Partizani kualifikohet.
- 90′ 🟨 (PAR) Ndeshkohet Leart Zekolli.
- 85′ 🔃 (PAR) Del Tedi Cara dhe futet Archange Bintsouka.
- 85′ 🔃 (PAR) Del Arinaldo Rrapaj dhe futet Leart Zekolli.
- 78′ 🟨 (VAL) Toņiševs
- 81′ Traversa shpëton Partizanin pas një goditje nga këndi, ku Ndoje gjuan por godet traversën e pastaj është Jaunzems i cili nuk gjen portën.
- 67′ Mundësi e mirë për të shënuar e Partizanit me një goditje këndi, pasi sfera shkon te Koçijan por gjuajtja e tij është e lehtë dhe shkon te portieri, ndërsa Grezda nuk e devijon para portës.
- 62′ 🔃 (PAR) Del Xhelbrim Taipi dhe futet Sabit Bilalli.
- 62′ 🔃 (PAR) Del Gueye Maguette dhe futet Valentino Murataj.
- 51′ Kaos në zonën e të kuqve, topi harkohet në qendër ku Ndoje vë në vështirësi Qirkon e më pas Preka me kokë largon rrezikun.
- 48′ 🟨(VAL) Jaunzems ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Grezdën.
- 46′ Nis pjesa e dyte pa zevendesime.
- 45′ Mbyllet pjesa e pare 1-0 per Partizanin.
- 43′ 🔃 (PAR) Zëvendesim te Partizani me Grezdën që zë vendin e Sotës.
- 40′ 🟨 (PAR) Atanaskoski ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.
- 31′ Tomashevs ka një hapësirë në hyrje të zonës dhe tenton portën, Qirko pret në dy kohë.
- 27′ Maget merr topin në pozicion ballor dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por është qendrore dhe portieri kundërshtar ndal në dy kohë.
- 21′ ⚽ (PAR) GOOOOOL PARTIZANI! Të kuqtë në avantazh me penalltinë e Carës. (video)
- 15′ Aksion spektakolar i Partizanit, Rrapaj hyn në zonë nga e majta dhe shfaqet para portierit, por vetëm ndërhyrja e Diop i heq mundësinë për të dërguar topin në rrjetë.
- 12′ Minuta me te mira per miqte ne fillim. Diop tenton të hyjë në zonë dhe vetëm një ndërhyrje e Prekës shpëton të kuqtë.
- 09′ 🟨 (PAR) Koçijan shkakton një faull pranë anësores në krahun e majtë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
- 01′ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.
Formacionet
Trajneri Zekiç ka vendosur që të bëjë përsëri ndryshime me rreshtimin e tij, teksa ka kthyer si titullar pas dy ndeshjesh Andi Hadrojn. Njëkohësisht, është Preka i cili shfaqet në qendër të mbrojtjes, e cila kthehet me 5.
I sakrifikuari në mesfushë është Murataj, i cili i ka bërë vend Maget. Ndërkohë, i avancuar në sulm është vetëm Cara, i mbështetur pas krahëve nga Taipi, me Grezdën i cili kthehet në stol.
