Partizani ka fituar me shifrat 2-1 në Letoni përballë Valmieras dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt play-off të Ligës së Konferencës.

Ka qenë një fitore e vuajtur e të kuqve të cilët kishin vështirësi të dilnin në lojën e tyre në pjesën e parë ku vendasit kishin kontrollin e lojës dhe kishin rastet më të mira teksa edhe gjetën rrjetën me një gjuajtje të Gustavo Silva. Por në pjesën e dytë, Zekiç ndryshoi lojën e të tijve dhe Partizani krijoi më shumë lojë e raste, duke rrezikuar disa herë katërkëndorin e vendasve.

Cara ishte ai i cili vendosi baraspeshë në shifra ndërsa më pas, Rrapaj me një goditje nga distanca përfitoi nga rrëshqitja e portierit për të shënuar golin e përmbysjes 2-1.

Të kuqtë e ruajtën këtë rezultat deri në fund të sfidës dhe ia dolën që të merrnin një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, për të hedhur një hap shumë të sigurt drejt kualifikimit në play-off të Ligës së Konferencës.

“Mehmeti ishte nga më të mirët sot. Do na mungojë patjetër. Sigurisht kemi lojtarë që do e zëvendësojnë. Ka përfunduar vetëm ndeshja e parë, kemi dhe tjetrën për të luajtur. Ndeshja me Romën luhet pas dy ditësh, do ketë hapësira për lojtarët që s’kanë pasur minuta. Por që sot po mendojmë për Valmierën. Kam respekt për ekipin e Valmierës. Sot ndodhën situata të papritura, ishim dobët me kontaktin, nuk luajtëm mirë në rastet kur nuk e kishim topin. Por falë Zotit, Valmiera nuk e shënoi një gol të dytë pasi do kishte qenë problem i madh. Jam i lumtur për fitoren, por nuk e gënjej veten. Kemi mangësi që duhet t’i përmirësojmë në vazhdim. Do flas për tifozët. Udhëtim i gjatë për ta, jemi të lumtur që i kemi afër, qofshin 10, 5 apo 1000. Duhet t’i respektojmë e të shijojmë çastet e mira me ta. Kocijan nuk është aty ku duhet me përshtatjen. Lojtarë si ai ka dhe të tjerë që po mësohen me idetë e reja, ekipin. Shpresojmë me punë të jemi çdo ndeshje e më mirë”, tha pas ndeshjes trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin