
Ylber Ramadani erdhi në vitin 2016 te Partizani, pasi më parë aktivizohej në kampionatin kosovar me Dritën.
Me fanellën e kuqe, mesfushori luajti 35 ndeshje dhe më pas u transferua në Danimarkë te Vejle.
Ndërkohë, “Panorama Sport” raporton se nga kalimi te Leçe, Partizani do të përfitojë rreth 20 mijë euro si taksë formimi për lojtarin që luajti me të kuqtë gjatë sezonit 2016-2017.
Kjo nuk eshte hera e pare qe nje lojtar i Partizanit vazhdon karrieren ne Serie A. Ish-lojtari i kuq Amir Rrahmani tani luan te Napoli dhe madje u shpall kampion i Italise. Por nuk mund te harrohen dhe emra si Erjob Bogdani e Igli Tare qe bene nje karriere te ggjate ne Itali.