Peshëngritje Femra / Partizani fitues i Kupës së Shqipërisë 2023

Në ambientet e palestrës në Pakun Olimpik në Tiranë, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka organizuar dje Kupën e Shqipërisë për të rritur.

Në këtë aktivitet konkurruan 50 shtangistë nga 13 ekipe, 17 femra dhe 33 meshkuj, të cilët matën forcat në eventin e dytë më të rëndësishëm kombëtar, pas kampionatit.

Në rang ekipor në radhët e femrave, fitues i Kupës së Shqipërisë 2023 u shpall Partizani. Të kuqet, nën drejtimin e trajnerit Ervis Tabaku, vijojnë kështu rezultatet pozitive, duke kurorëzuar punën e mirë që bëjnë çdo ditë në stërvitje.

Komentoni!