Pasi eshte shpallur kampion i Shqiperise per te 17-en here, Partizani fitoi te drejten per te marre pjese ne Ligen e Kampioneve. Keshtu qe nuk ka shume kohe per te festuar pasi me siguri do të fillojnë shpejt planifikimin për përfaqësimin në këtë aktivitet.

Gjithsesi, edhe pse dihen se kush jane kundershtaret e mundshem, për të mësuar kundërshtarët konkret do të duhet kohë, pasi shorti për turin e parë eliminator, në të cilin marrin pjesë, do të hidhet vetëm në pjesën e dytë të qershorit.

Më datën 20 qershor, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i turit të parë për Ligën e Kampioneve ku Partizani do të mësojë se cila është skuadra të cilën do të kenë përballë në këtë raund.

Më datë 21 qershor, hidhet edhe shorti për turin e dytë, në mënyrë që ekipet të jenë të përgatitura pasi sfidat e dy tureve të para që luhen javë pas jave dhe kështu duhet të kenë një ide të qartë se çfarë ndodh dhe cilat skuadra duhet të monitorojnë në rast kualifikimi.

Ndeshjet e turit të parë të Ligës së Kampioneve, sipas kalendarit të UEFA-s, luhen në datat 11/12 korrik, me ndeshjet e kthimit në datat 18/19 korrik. Në rast kualifikimi, luhet menjehere pas nje jave, me ndeshjet e para te raundit te dyte ne 25-26 korrik dhe ndeshjet e kthimit ne 1-2 gusht.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin