
Partizani pret në shtëpi Teutën në një ndeshje që përcakton fituesin e titullit kampion dhe skuadrën e Europës. Të kuqve iu duhet fitorja për të ngritur trofeun.

Minutat
- 90’+11′ FITORE!!!!!! Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Partizanit.
- 90’+9’ Penallti për Teutën, pas një rrëzimi në zonë. Kallaku gabon nga pika e bardhë pasi gjuajtja e tij pritet nga Rexhepi.
- 90’+7’ GOOOL PARTIZANI! Cara shfaqet i vetëm para portierit dhe këtë herë kalon Demën duke dyfishuar shifrat.
- 90’+2’ Buxhelaj dhe Mba tentojnë portën, por sfera devijohet jashtë në këndore.
- 90′ Jepen 9 minuta shtesë.
- 89’ Tymueset e tifozëve të Partizanit bëjnë të pamundur vazhdimin e ndeshjes derisa të pastrohet pamja.
- 87’ Cara ia del të kalojë një mbrojtës dhe hyn në zonë, por i vetëm përballë Demës ndalet nga portieri.
- 82’ Cara dhe Sota hyjnë në fushë në vend të Maget dhe Da Silva.
- 73’ Hadroj lë fushën e lojës te Partizani, për t’i bërë vend Buxhelajt.
- 61′ Pas nje nderprerje per ti ardhur ne ndihme mjekesore portierit te Teutes, loja ndalon serisht për shkak të gjendjes shëndetësore të një prej tifozëve të Partizanit. Kërkohet edhe ndërhyrja e ambulancës që shkon me shpejtësi drejt zonës ku është tifozi i shtrirë. Ambulanca përshkon fushën por pastaj kthehet përsëri pasi situata e tifozit është normalizuar.
- 56’ Harkim nga e djathta për Maget në shtyllën e dytë, gjuajtja e tij me kokë përfundon në duart e Qirkos.
- 53′ Goditje denimi per miqte. Gjuajtja eshte e forte por kontrollon rexhepi ne dy kohe.
- 46′ Fillon pjesa e dyte.
- 45′ Mbyllet pjesa e pare me avantazhin 1-0.
- 45′ Gjuajtje e Maget nga jashtë zonës, Qirko grushton e më pas largon mbrojtja.
- 39’ GOOOL PARTIZANI! Shumë e thjeshtë për Rrapajn i cili depërton në zonë nga e majta dhe pasi shmang edhe Qirkon çon topin në rrjetë.
- 11’ Qirko bën mrekullinë pas një goditje këndi pasi ndal dy herë gjuajtjet e Da Silva.
- 01′ – Fillon ndeshja

Formacionet
Partizani: Rexhepi, Atanaskoski, Telushi, Preka, Maget, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hadroj, Mba, Da Silva.
Trajner: G. Colella
Teuta: Qirko, Qaqi, Goxha, Kotobelli, Marku, Beqja, Kallaku, E. Vila, Kouros, Gruda, L. Vila.
Trajner: E. Martini