Rregullorja, ja pse Partizani është në krye të renditjes

Aktualisht Partizani dhe Tirana jane dy ekipet kryesuese ne Kategorine Superioe. Ekipet kanë nga 64 pikë secila por jane “demat” ata që janë të parët në renditje për shkak të bilancit më të mirë në ndeshjet direkte.

Duke u bazuar te rregullorja e klasifikimit dhe pikërisht te kriteri i parë i saj, ku merren parasysh ndeshjet direkte, të kuqtë kanë fituar 2 herë ne ndeshjet derbi kete sezon (0-1 dhe 2- 0), ndërsa Tirana vetëm 1 herë (0-2). Derbi i fundit mes tyre është mbyllur në barazim.

Ky avantazh në ndeshjet direkte ka rezultuar shume i rendesishem, pervec rendesise se jashtezakonshme qe keto ndeshje kane per tifozet e kuq. Fale fitoreve ne derbi Partizani ka tani per tani kreun e Superliges, kur mungon vetem nje ndeshje.

Komentoni!