Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Kastriotit teksa është ngjitur në vendin e parë. Pas ndeshjes ka folur mesfushori i të kuqve, Valentino Murataj. Ai gjithashtu shënoi edhe një gol ndaj krutanëve.

“Jemi shumë të kënaqur pasi jemi në një fazë kampionati ku gabimet nuk lejohen. E konsideruam Kastriotin si një ekip të fortë. Golin tim ia dedikoj të gjithë djemve që kanë hedhur djersë për këtë ekip. E kemi pasur dhe më parë vendin e parë dhe tashmë kemi edhe një ndeshje. Ndeshjen me Teutën duhet ta konsiderojmë si ndeshja e jetës. Nuk patëm ndonjë gëzim shumë të madh, kemi edhe një ndeshje dhe nëse e fitojmë do të fillojmë festën. Tifozeria e Partizanit janë më të mirët në Shqipëri dhe besoj se do ta mbushin stadiumin që të festojmë titullin së bashku”, u shpreh ai për “Oversport”.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy