“Sprinti final”, Partizani më i favorizuar nga kalendari

Fitorja e Partizanit ndaj Kukësit e shoqëruar kjo edhe me ndaljen e kryesuesve të Tiranës në Durrës nga Teuta ka rikthyer buzëqeshjen dhe entuziazmin në ambientin e kuq.

Shpresohet shumë që kjo të jetë nisja e një ecurie pozitive, duke parë që dhe kalendari i ndeshjeve të mbetura të Superiores i favorizon disi të kuqtë.

Tre nga katër ndeshjet e fundit të këtij sezoni Partizani do të ketë në dispozicion tifozerinë e kuqe, e cila padyshim se do të jetë më e shumtë në numër nē këtë sprint final.

Fillimisht derbi përballë Tiranës (pritëse) për javën e 33-të të Superligës, sfidë kjo që mund të vendosë edhe titullin kampion, do zhvillohet të mërkurën e 17 majit në orën 18:30 në “Air Albania”.

Në xhiron pasardhëse me 21 maj të kuqtë presin në “Arenën e Demave” Vllazninë e Shkodrës, ndërsa transferta e vetme do të jetë ajo përballë Kastriotit të Krujës (që ndeshjet si vendas i zhvillon në “Elbasan Arena”). Ndeshjen e fundit të sezonit Partizani e luan në shtëpinë e tij përballë skuadrës së Teutës.

Ndeshjet e mbetura të Partizanit në Superligë:

  • Java 33/ Tirana-Partizani
  • Java 34/ Partizani-Vllaznia
  • Java 35/ Kastrioti-Partizani
  • Java 36/ Partizani-Teuta

Komentoni!