Partizani ka gjetur golashënuesin, Da Silva “ndërron marsh”

Me dopietën e realizuar në përballjen e së shtunës ndaj Kukësit, Victor Da Silva arrin në kuotën e 10 golave, teksa Partizani gjen kështu golashënuesin e tij të ri, që po zëvendëson me sukses Skukën në sulm.

Ai aktualisht renditet i treti në listën e golashënuesve të kampionatit pas Florent Hasanit dhe Redon Xhixhës së Tiranës (me 15 gola, përkatësisht 11 gola), pozitë të cilën e ndan me shifër të njejtë golash me Xhuliano Skukën dhe patriotin e tij të Erzenit, Patrick Carvalho Nonato.

Ajo që është më e rëndësishme, rritja e rendimentit të brazilianit ka ardhur në periudhën më të rëndësishme kur vendosen fatet e kampionatit.

Kur kanë mbetur edhe katër javë deri në mbyllje të sezonit Da Silva ka gjasa reale që të jetë “këpuca e argjendtë” e kampionatit, ndërsa në rast se përsërit shifrat e tij në katër javëve të fundit të Superiores (5 gola) mund të pretendojë dhe më shumë.

Shifër të rëndësishme golash tek skuadra e kuqe ka edhe Engjëll Hoti me 7 sosh, ndërsa Christian Mba e Tedi Cara kanë shënuar nga 5 gola secili.

Komentoni!