Basket femra / Sot finalja e dytë me Flamurtarin

Partizani i basketbollit të femrave do të luajë sot ndeshjen e dytë finale të kampionatit kombëtar përballë Flamurtarit të Vlorës, përballje që zhvillohet me fillim prej orës 19:00 në pallatin e sporteve “Asllan Rusi”.

Në ndeshjen e parë finale të zhvilluar në Vlorë, Partizani është mundur me rezultatin 73:58 (20:13; 20:17: 16:11; 17:17).

Skuadra e trajneres Eliverta Bujari shpreson në përkrahjen e tifozëve dhe sportdashësve të kuq në këtë përballje revanshi për t’i dhënë shansin vetes për të vijuar luftën për titullin kampion.

Komentoni!