Pas dy humbjeve radhazi, skuadra e volejbollit të meshkujve të Partizanit ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e tretë të finaleve të kampionatit kombëtar të volejbollit përballë skuadrës së Tiranës.

Skuadra e trajnerit Ylli Tomorri është shfaqur me një tjetër fytyrë kësaj radhe krahasuar me ndeshjet e mëparshme, duke triumfuar me rezultatin e thellë 3-0 (25:20; 25:22; 25:20) në përballjen e zhvilluar në “Asllan Rusi”.

Para së gjithash kanë qenë shërbimet e mira të Partizanit që kanë bërë diferencën, ku kanë spikatur Ozokoye, Deliu dhe Flores.

Iuzuçuku Oforah ka qenë më meritori për këtë fitore duke e mbyllur ndeshjen me 20 pikë. Andreu Flores ka kontribuar me 11 pikë dhe Osman Qepa me 8 pikë.

“Demat” konsideroheshin favorit në përballjet finale, pasi e kishin mbyllur sezonin e rregullt në vend të parë, ndërsa në gjysmëfinale e kaluan pa shumë vuajtje Vllazninë.

Skuadra e kuqe tani duhet të përsërisë të njejtën paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e katërt finale që zhvillohet të dielën me 23 Prill në “Feti Borova”, në menyrë që të ketë edhe një duel të pestë në “Asllan Rusi”.

Kujtojmë se Partizani regjistron në historinë e tij 15 tituj kampion në volejbollin e meshkujve.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin