Volej meshkuj / Partizani gabon përsëri

Partizani i volejbollit të meshkujve ka gabuar përsëri duke humbur edhe ndeshjen e dytë finale të kampionatit të volejbollit përballë ekipit të Tiranës.

Të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri janë mposhtur 3-2 (28:30; 25:18; 16:25; 25:19; 15:13) në ndeshjen e zhvilluar në “Feti Borova”, dhe Tirana tashmë kryeson 2-0 serinë e ndeshjeve finale.

Ndeshja e tretë finale zhvillohet të enjten me 20 prill në ora 18:30 në “Asllan Rusi”. Partizani duhet të shënojë patjetër fitore në menyrë që të ketë një përballje të katërt të serisë së finaleve, në të kundërtën bardheblutë fitojnë titullin.

Komentoni!