Volej femra / Fillim i mbarë në serinë e finaleve

Partizani në volejbollin e femrave e ka filluar mbarë serinë e ndeshjeve finale duke mposhtur në “Asllan Rusi” skuadrën kampione në fuqi të Skenderbeut të Korçës me rezultatin 3-1 (25:23; 19:25; 25:20; 25:19).

Me këtë nisje Partizani është në rrugë të mbarë që të realizojë objektivin kryesor të sezonit, fitimin e titullit kampion kombëtar, i cili do të ishte i pesti në konkurencën e femrave.

Ndeshja e dytë finale zhvillohet në Korçë të martën me 18 prill prej orës 18:00. Skuadra e cila realizon tre fitore shpallet kampione.

Komentoni!