Janë shuar shpresat për rikthim në garat e Superligës për ekipin e basketbollit të meshkujve të Partizanit.

Të kuqtë e trajnerit Erdal Borova kanë humbur ndeshjen e tretë të “play out” ndaj Apolonisë së Fierit me rezultatin 85:80 (15:18; 20:16; 22:21; 28:25).

Rezultati i ngushtë dëshmon se ndeshja ka qenë e luftuar deri në sekondat e fundit të saj, ndërsa vlen të përmendet se të kuqtë janë ndëshkuar me dy faull teknik në këtë përballje.

Junious Tornelus Prowell Jr me 23 pikë ka qenë pikëshënuesi më i mirë, ndërsa kapiteni Abdel Gjyzeli ka realizuar “double-double” me 20 pikë e 12 kërcime.

Me këtë epilog të ndeshjes skuadra me e trofeshme e basketbollit shqiptar do të duhet të kalojë edhe një tjetër sezon në kategorinë inferiore të basketbollit.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin