Ekipi i basketbollit të femrave të Partizani ka triumfuar në derbin e kryeqytetit përballë Tiranës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të fazës “play off”. Skuadra e kuqe ka fituar me rezultatin e thellë 63:88 (23:18; 15:20; 15:31; 10:19) në ndeshjen e zhvilluar në sallën “Farie Hoti” ne kryeqytet.

Çereku i parë është mbyllur në favor të skuadrës së Tiranës me avantazh prej 5 pikësh (23:18), ndërsa Partizani e ka parë veten në avantazh të përkohshëm pas 13 minutave lojë (23:24), ndërsa skuadrat kanë shkuar në pushim pas dy çerekëve lojë me pikë të barabarta 38:38.

Çerekun e tretë basketbollistet e trajneres Eliverta Bujari e kanë nisur furishëm teksa në 5 minuta kanë krijuar një avantazh prej 15 pikësh, diferencë kjo që është ruajtur dhe thelluar në fund të çerekut i cili është mbyllur me rezultatin 53:69 në favor të Partizanit.

Edhe i katërti ka pasur për protagoniste vetëm skuadrën e kuqe që ka thelluar edhe më tej diferencën e pikëve duke e mbyllur ndeshjen me +25.

Shënueset më të mira për skuadrën e kuqe ishin Rehema Onawa Franklin me 21 pikë, Lasonja Lavette Edwards me 18 pikë, Amarah Kiyana Coleman me 15 pikë, ndërsa Ornela Lalaj ka realizuar “double-double” me 10 pikë e 14 kërcime.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet të mërkurën me 19 prill në ora 18:00.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin