Partizani në volejboll për meshkuj ka humbur derbin e kryeqytetit të vlefshëm për finalen e parë të fazës “play off” të kampionatit kombëtar përballë bardhebluve të Tiranës me rezultatin 1-3.

Të kuqtë nuk e kanë nisur mirë ndeshjen duke e humbur setin e parë me rezultatin 17:25, por janë rikthyer në setin e dytë duke e mbyllur atë me rezultatin 25:14.

Skuadra e trajnerit Tomorri e ka filluar mirë setin e tretë duke krijuar një avantazh prej 5 pikësh (12:7), por më pas skuadra bardheblu ka rikthyer rezultatin duke e mbyllur setin me rezultatin 26:28. Edhe i katërti është mbyllur në disfavor të të kuqve 23:25.

Ndeshja e dytë finale luhet të hënën me 17 prill në ora 19:00.

Skuadrat finaliste duhet të arrijnë shifrën e tre fitoreve në serinë e ndeshjeve finale për titullin e kampionit kombëtar.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin