Një gol i Egnatias në minutat shtesë të takimit e ka ndalur Partizanin ne Rrogozhinë, në ndeshjen e javës së 28-të të Superligës.

Kristian Mba i jep një fillim të mirë Partizanit me golin e shënuar në minutën e 22-të të ndeshjes. Ishte ky goli i katërt radhazi për nigerianin. Gjithsesi të kuqtë duhet të kishin shfrytëzuar më mirë rastin për të dyfishuar rezultatin me Hotin në minutën e 31-të.

Pjesa e dytë ka folur për skuadrën vendase, e cila e ka kërkuar me ngulm golin e barazimit, gol që eventualisht ka ardhur në të 92-tën minutë të takimit pasi më parë kishin pasur disa raste të tjera shënimi.

Prononcimi i trajnerit Colella pas takimit:

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk jam aspak i kënaqur sot. Jam i kënaqur për pikën pasi sipas meje Egnatia edhe mund ta fitonte ndeshjen. Por për pjesën tjetër kam pak për të qenë i kënaqur. Skuadra nuk më pëlqeu sot. Nuk më pëlqeu në pjesën e parë, në të dytën, në shtesë, para e mbrapa. Pikë. Kur jam kështu, nuk di çfarë të them. Nuk më pëlqeu as në pjesën e parë, se mund të shfrytëzonim më mirë 2-3 situata.

1 pikë për titullin kampion?

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Vlerësimi im nuk është rreth pikës së marrë, pika është mirë, Egnatia bëri një ndeshje të mirë dhe ndeshje të tilla të nivelit të lartë janë gjithmonë të ekuilibruara. Nuk e diskutoj pikën, nuk është se po shkul flokët nga dëshpërimi se nuk fituam.

Mungesa e lojës së bukur?

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Luajmë futboll, nuk është se kur luan keq humb, e kur luan mirë fiton. Ne luajmë si të jetë e mundur, nuk kemi bërë asgjë, nuk kemi luajtur mirë dhe as nuk fituam. Nuk është e vërtetë që duhet të luash keq për të fituar. Ky është një koncept tërësisht vetëm italian dhe shqiptar, në asnjë vend tjetër të botës.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin