Formacioni i mundshëm përballë Egnatias

Partizani përballet sot prej orës 15:00 me skuadrën e Egnatias së Rrogozhinës, në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.
Siç raportojnë mediat sportive trajneri Colella pritet që të bëjë sërish ndryshime në formacionin e të kuqve. Ndaj rrogozhinasve me shumë gjasa do ta nisë me rreshtimin 4-3-3. Ky ndryshim vjen për shkak të mungesave të Atanaskovskit dhe Da Silvës, i pari për shkak dëmtimi ndërsa tjetri për pezullim për shkak kartonësh.
Në portë do të aktivizohet Rexhepi. Në mbrojtje pritet të kthehet në formacion Buxhelaj, ndërsa mendohet që edhe Preka do të startojë si titullar sëbashku me Sotën e Hadrojn. Në mesfushë pritet treshja e zakonshme Rrapaj, Matondo e Murataj, teksa në sulm shanset më të mëdha janë për Carën, Mba dhe Selmanin.

Komentoni!