Konferenca për shtyp e trajnerit Colella në prag të takimit ndaj Egnatias

Si e vlerësoni Egnatian?

Colella:Janë në vendin e tretë, do të kërkojnë të fitojnë për të qenë në lokë. E mam theksuar për mua Egnatia është një skuadër e fortë.

Fakti që luani në një stadium pa tifozë?

Colella: Nuk ndryshon asgjë. Nëse luajnë pa tifozë një motiv ka.

Mungesa e Da Silvës dhe Atanaskoskit?

Colella: Da Silva nuk ka luajtur për 3 muaj me Partizanin. Atanaskoski ka një problem, por kemi shumë lojtarë të tjerë. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, por asnjë nuk duhet të jetë me patjetër.

Ndaj Egmatias symoni 3 pilët, apo do ju kënaqte edhe një barazim?

Colella: përgjigjen mund t’jua jap pas ndeshjes. Me përpiqemi gjithmonë fi përgatisim ndeshjet për ti fituar.

E konsideroni të rrezikshme këtë ndeshje, për faktin se mund të shtohet një rival për titull?

Colella: Sigurisht që do të bëjne gjithçka për të rihapur garën por ne do të luajmë ndeshjen tonë. Nëse nuk shkon mirë do të luajmë tjetrën, do të thotë që kemi një kundërshtar më shumë.

Një plan të veçantë për të ndalur sulmuesin Duamena?

Colella: Nuk mendoj se është vetëm Duamena te Egnatia, pasi janë një skuadër e mirë dhe kanë lojyarë të mirë. Mund të shënoj Xhekson apo Kasa.

Pse ndryshoni formacionin pas çdo ndeshje?

Colella: Sepse lënaqem. Unë dua të kënaqem kur punoj. E patë Milan – Empoli? Kush luante me Milanin? Ky është futbolli. Futbolli i sotëm jo ai i mëparshmi ai është futboll i diktaturës ai italian i viteve 50. Futbolli i atëhershëm ishte i thjeshtë edhe për trajnerët. Kam patur një trajner i cili përpara ndeshjeve formacionin nuk na e tregonte sepse ishte i njejti.

Formacioni i Partizanit ndaj Egmatias?

Colella: Nuk e di, do ta vendos nesër. Për mua është shumë e rëndësishme ajo që lojtarët bëjnë gjatë javës.

Gjatë fazës së dytë keni grumbulluar 19 pilë. I kënaqur?

Colella: Sigurisht jam më shumë i kënaqur nga ajo që kemi bërë fazën e dytë. Tani ajo që ka rëndësi janë pilët. Mendoj që në fazën e katërt do të ma duhen më shumë pile.

Në fazën e katërt luani 5 ndeshje në transfertë?

Colella: Nuk mendoj se bën ndonjë diferemcë. Na pëlqen të luajmë në shtëpi, por i kemi luajtur në fushën tonë më parë. Mendoj që nuk ka shumë rëndësi.

Presioni te lojtarët e rinj në këtë moment të kampionatit?


Colella: Mund të jetë diçka që ta paguajmë. Do të përpiqemi të bëjmë mirë me entuziazëm dhe të përpiqemi të evitojmë diçka të tillë.

Komentoni!