
Partizani në volejboll për meshkuj ka bërë detyrën duke mposhtur me rezultatin 3-0 (25:9: 25:14; 25:15 ) skuadrën e Vllaznisë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.
Skuadrës së trajnerit Ylli Tomorri i ka mjaftuar një orë lojë për të mbyllur llogaritë e përballjes gjysmëfinale përballë shkodranëve, ndërsa me finale presin skuadren triumfuese të çiftit Erzeni-Tirana.
Të zakonshmit Osman Qepa me 25 pikë, Iuzuçuku Oforah me 13 pikë, dhe Paskal Ozokye ishin më meritorët për fitoren e të kuqve.