
Partizanin e pret një ndeshje e rëndesisë së veçantë përballë Egnatias në Rogozhinë, të hënën me 10 prill në ora 15:00.
Përveç faktit që përballë do të kenë forcën e tretë të kampionatit, të kuqtë kanë kujtime jo të mira nga dy përballjet e fundit me rrogozhinasit debututues të Superligës.
Gjithsesi skuadra tashmë ka fituar vetëbesimin e duhur, gjë që u shfaq edhe në ndeshjen e fundit me Teutën në Niko Dovana, dhe po me vetëbesim është shprehur edhe mbrojtësi Marçelino Preka.
“Tre pikët që morëm ndaj Teutës mjaft të vlefshme për kampionatin. Ishte një ndeshje e vështirë, terreni mjaft i vështirë, ne bëmë lojën tonë, atë që ka thënë trajneri dhe morëm 3 pikë. Është një ndeshje mjaft e fortë dhe e vështirë me Egnatian, ne po stërvitemi që ta ndalojmë, do të zbatojmë detyrat që do të na japë trajneri dhe nuk i trembemi asnjë ekipi. I kemi analizuar kundërshtarët dhe po punojmë që ti ndalim. Kisha një dëmtim që zgjati shumë, por drejtuesit dhe ekipi më kanë ndenjur shumë afër dhe pothuajse tani jam gati dhe do të jap maksimumin. Ne s’kemi presion nga asnjë ekip. Jam gati për çdo sfidë. Partizani është klubi më i madh në Shqipëri, kemi tifozët që na dyfish më të fortë. Ne po punojmë të ndalim Egnatian dhe Duamenën. Unë mendoj për Egnatian dhe jo për derbin”, ka thënë Preka në komferencën për media, transmeton “Panorama Sport”.
Ndeshja e të hënës do të zhvillohet pa praninë e publikut për shkak të dënimit të fushës së skuadrës vendase.