Partizani i basketbollit të femrave ka shënuar fitore në përballje me skuadrën e Studentit në kuadër të javës së 16-të të Kategorisë së Parë.

Skuadra e kuqe e ka mbyllur ndeshjen me rezultatin e thellë 84:67 (25:25; 20:16; 22:10; 14:14).

Çereku i parë i përballjes ka qenë i barazpeshuar, ndërsa në të dytën maksimumi që ka arritur Studenti ka qenë kalimi në avantazh prej 3 pikësh (33:36) kur kronometri shënonte edhe 4 minuta e 15 sekonda deri në mbylljen e pjesës së parë të ndeshjes. Në të tretin rivalet kanë arritur të barazojnë në 47:47 kur kishin mbetur edhe 8 minuta lojë, por në fund çereku është mbyllur me shifrat 70:53 për Partizanin.

Rehema Onawa Franklin me 24 pikë, Lasonja Lavette Edwards me 18 pikë e 19 kërcime, si dhe kapitenja Ornela Lalaj me 10 pikë e 9 kërcime kanë qenë lojtaret më të spikatura për skuadrën e kuqe, që vijon të jetë e treta në renditje.

Ndeshjen e radhës vajzat e trajneres Eliverta Bujari e zhvillojnë të shtunën me 8 prill me fillim në orën 16:00 në Vlorë përballë kryesueseve të Flamurtarit, të cilat janë të pamposhtura në 16 ndeshjet e kampionatit.

Gjithsesi kujtojmë që Partizani kishte arritur që të mposht skuadrën vlonjate në shtëpinë e këtyre të fundit në ndeshjen finale të Ligës Unike.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

INSTAGRAM

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin